Në një kohë kur artistë të shumtë kanë muaj e muaj që kundërshtojnë shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, Rajmonda Shundi vë në skenën e një teatri që siç thotë ajo ende nuk ka drita, ujë dhe është nën kujdesin e atyre që e duan fort historinë dhe artin, rrëfimet për shkrimtarin e quajtur neutral, jashtë politikës, me një histori mahnitëse për tu përcjellë, Mitrush Kutelit.

“Nuk harrojmë Mitrush Kutelin” do të shfaqet ditën e mërkurë, datë 18 dhjetor 2019, një nga eventet që po organizohen në kuadër të festivalit për mbrojtjen e teatrit.

Por si lindi ideja e zhvillimit të këtij aktiviteti? Rajmonda Shundi në cilësinë e moderatores së këtij eventi shpjegon se “Tashmë me zhvillimet e muajve të fundit, ku teatri është kthyer në një teatër partizan, mendova se ishte hapi i duhur për tu bërë pasi mu duk në sintoni të plotë me emrin që do ti sjellim publikut”.

“Gjykoj se kjo skenë e cila ka më shumë se 20 vjet luftë për të mbijetuar, i bashkohet klithjes së poetit, përkthyesit, kritikut, përralltarit, publicistit, studiuesit të shkencave ekonomike dhe mbi të gjitha, mjeshtrit të tregimit Mitrush Kuteli.

0508f85d Aaa9 403a 85f0 De77c45a9c5b
0508f85d Aaa9 403a 85f0 De77c45a9c5b

Kadare një nga personazhet emblematik të romanit “Nëntorit i një kryeqyteti” Adrian Guma (interpretuar mjeshtërisht nga aktori Agim Qirjaqi, “Radiostacioni” në versionin kinematografik) i është referuar pikërisht figurës së Kutelit. Sjellja e tërhequr e shkrimtarit neutral po sipas këtij romani citon – “Koha jonë, koha juaj, koha e tyre. Po ajo është një drepi e mori, duam apo nuk duam ne”, thotë Shundi.

Të ftuarit janë emra të mirënjohur nga të gjithë. Ja çfarë tregon Rajmonda për rolin e tyre në eventin “Nuk harrojmë Mitrush Kutelin”.

“Bëra bashkë Justina Aliaj, Edmond Budina, Naun Shundi, Blendi Fevziu,Nasho Jorgaqin si dhe vajzën e Mitrush Kutelit, Atalanta Pasko. Artistët do të interpretojnë copëza nga shkrimet, poezitë, kritikat dhe përallat aq të dashura për shumë kënd. Atalanta Pasko dhe Jorgaqi do të na qartësojë disi mjergullën mbi shumcka është hedhur apo folur për të atin. Edhe për akuzën e bashkëpunimit me Gjermanët në betejën e Stalingradit nga Kadare.

Janë shkruar pa fund artikuj dhe histori të vërteta, të fryra, dashakeqe e të paqëna mbi Kutelin. Ndaj ky takim do të mundësojë qartësimin e një pjese të tyre. Nasho Jorgaqi është emri që ka punuar në kohën kur Kuteli përkthente me normë në shtëpinë botuese “ Naim Frashëri” duke i lënë pak kohë për krijimet e tij, ndaj ka shumë për të treguar për të. Do të dëgjojmë se si funksionote ajo kohë a pas luftës , si u izolua shkrimtari nga lidhja e shkrimtarëve. Se si miqtë e vecantë e ndihmonin të kalonte atë situatë. Si si vdiq “natyralish” pasi deklarojë mes miqsh se “Tani do iki, të paktën tu lë fëmijëve rrugën e lirë” se si Kadare akozoi si për bashkëpunim në .

Gazetari i mirënjohur Blendi Fevziu u tregua mjaft i gatshëm në ftesën për të qenë pjesë e panelit tonë, duke na ndihmuar në qartësimin e tymnajës së dokumentave apo tezava mbi këtë emër të letërsisë tonë. Shumë kush mund të harrojë apo mënjanojë atë cka Kuteli ka lënë në arkivat tona. Por ka edhe nga ata që nuk harrojnë dhe e harrojnë atë. Ne do përpiqemi të sjellim dicka nga ky emër kaq dinjitoz të letërsisë tone”/Panorama

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb