Kryeministri grek , Kyriakos Mitsotakis ka dorëzuar një propozim në Këshillin Europian për një certifikatë standarde të vaksinimit ndaj COVID-19.

Sipas Mitsotakis, përderisa vaksinimi nuk është i detyrueshëm, atëhere personat që kanë marrë vaksinën duhet të lëvizin lirshmë, të paktën mes shteteve anëtare të BE.

”Sigurimi i rifillimit sa më të shpejtë të lëvizjes së lirë të personave midis shteteve anëtare, por edhe me vendet e treta është një përparësi themelore për të gjithë ne. Për këtë arsye në Greqi, ne lëvizëm shpejt dhe zbatuam procedurat për të lehtësuar lëvizjen e lirë të personave të vaksinuar kundër Covid-19. Një hap kryesor në këtë drejtim është krijimi i një certifikate standarde, e cila do të provojë se një person është vaksinuar me sukses ”.- tha Mitsotakis.

Këshilli Europian në takimin e krerëve të shteteve pritet të diskutojë edhe për këtë propozim që mund të shihet si çelësi i lëvizjes së lirë në BE edhe gjatë pandemisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb