“Mitsu” apo thjesht ”grumbullim”, që përmbledh se çfarë duhet të shmangësh gjatë takimeve me shumë njerëz përballë pandemisë së koronavirusit, u zgjodh fjala e vitit 2020 gjatë një votimi të gjerë publik.

Fjala u rendit në krye duke marrë 14% të votave nga një total prej 208 000 votash në vend me rastin e një konkursi të organizuar çdo vit nga një fondacion.

Edhe pse aktualisht po përjeton një valë tjetër shqetësuese, Japonia deri më tani është kursyer relativisht nga pandemia në krahasim me rajonet e tjera të botës, duke shmangur kufizimet e detyrueshme.

Në vend të kësaj, banorët u urdhëruan veçanërisht të shmangnin situatat e grumbullimeve, një parim i distancës fizike i sintetizuar nga karakteri “mitsu”.

Shprehja, e popullarizuar nga fundi i marsit nga guvernatori i Tokios, Yuriko Koike, shpejt u bë … virale, duke frymëzuar vizatimet me kafshë, remixe tekno dhe madje dhe videolojërat.

Pas rekomandimeve të qeverisë për të shmangur situatat e grumbullimeve, shumë njerëz në Japoni u sollën sipas termit” mitsu”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb