Christofer Hyland është nderuar nga presidenti Ilir Meta me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Huland (Hajland) i njohur si dashamirës i kombit shqiptar ka ndihmuar në çështjen e Kosovës ndërsa punonte me presidentin Bill Klinton.

Në një intervistë për “News 24”, ai tregon lidhjen e afërt me shqiptarët që nga koha e Nolit

Zoti Hylnad, ju jeni në Shqipëri ku jeni nderuar me kalorës i Urdhrit të Skënderbeut nga presidenti Ilir Meta. Si ishte ky nderim për ju?

Nderimi si kalorës i Skënderbeut, nga presidenti Meta është një prej nderimeve më të mëdha në jetën time. Është nderimi më i madh që mund të marrësh nga republika e Shqipërisë dhe populli shqiptar. Përfshirja ime në komunitetin shqiptar dhe në komunitetin e kosovarëve, daton 30 vite më parë, ndaj për mua është kënaqësi të nderohesh për një input të vogël që unë dhashë në ndihmë të pavarësisë së Kosovës, dhe për përfshirjen e shqiptaro-amerikanëve në fushatën elektorale presidenciale në Amerikë.

-Si u ndjetë gjatë ceremonisë së mbajtur në Presidencën Shqiptare për ju?     

Isha shumë i prekur kur mu dha lajmi nga ambasadori i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara. Sepse në mes të Covidit ishte e pamundur te udhëtoja drejt Shqipërisë. Por tanimë takova presidentin Meta dhe ta falënderoja për këtë nderim.

-Ju thatë se e njihni çështjen shqiptare shumë herët. Si u përfshitë ju dhe si e përfshitë zotin Klinton në çështjen shqiptare dhe në çështjen e Kosovës?

Para së gjithash unë kam njohur Antony Athanas, shqiptaro-amerikanin e madh. Dhe kam njohur Fan Nolin, kur isha djalë i vogël sepse restoranti i Antony Athanas, ishte afër shtëpisë së prindërve të mi. Ndaj që kur isha i ri isha i ndërgjegjshëm për Shqipërisë. Si djalosh shkolle, kam udhëtuar në zonën e Ballkanit dhe në Lindje. Dhe kur unë u emërova në zëvendësdrejtor kombëtar të fushatës presidenciale për Bill Klinton, unë punova me komunitetet etnike, mes të cilëve me shqiptarët dhe kosovarët. E propozova problemin duke bërë atë që unë e quaj të shkosh në qendër të pushtetit. Angazhova liderët e diasporës shqiptare e kosovare në fushatë, në aktiviteteve e takime. Unë mbajtja fjalime në kombet e bashkuara.  Ditë pas dite unë lija në tavolinat e udhëheqësve të fushatës, si Xhorxh Stefanopulos dhe David Vilhelm, shkresa mbi çfarë po bënim. Gjithashtu me Nancy Soderberg shkruam materialin e parë mbi Kosovën.  Iu afrova presidentin kur do të mbante fjalimin e tij të dytë mbi politikën e jashtme dhe i sugjerova të përfshinte Kosovën. Më pas i dërgova një material ku dilte qartë se dështimi në adresimin e çështjes së Kosovës, mund të çonte në luftë. Në mes të fushatës në Atlanta i kërkova presidentit që të kishte vëmendje mbi situatën e Kosovës, dhe ai e bëri.

-Më se 20 vite pas asaj që ka ndodhur në Kosovë, ende ka diskutime mbi ndërhyrjen e SHBA-së,  vetë Serbia ka akuzuar shpesh. Ju si ndiheni për këtë ndërhyrje?

Para së gjithash për presidentin Klinton dhe Senatorin Dole,  mbështetjen e Xhim Xhema dhe puna ime bëri që Bill Klinton ti kërkonte lidershipit të NATO-s, të ndërhynte për të shpëtuar Kosovën dhe qytetarët e dëshpëruar të Kosovës.

E di që në ka disa aspekte të pasluftës në Shqipëri e Kosovë për të cilat ka keqardhje dhe ka shpresa se mund të bëhej më mirë, por ne duhet te kujtojmë që shtetet kalojnë në situata të ndryshme për të ardhur ku janë, Amerika kaloi kohën e konfederatave Franca atë të gijotinës. Ka disa gjëra që nuk ndodhin vetëm këtu por kudo. Ballkani nuk është i vetëm me këto probleme.

-Megjithatë, udhëheqësit kryesorë të luftës në Kosovë, janë duke u gjykuar në Hagë. Ju a mund të komentoni këtë proces gjyqësor që po bëhet?

Mizoritë e kryera nga çdo grup janë të tmerrshme dhe të papranueshme. Por duhet të kujtojmë se Anglia e SHBA luftuan dhe më pas bënë paqe, dhe se pas luftës së II botërore pavarësisht kampeve dhe dhomave të gazit, Europa bëri paqe dhe themeloi Bashkimin Europian. Duhet të kuptojmë që ka mizori që ndodhin dhe ka dhimbje për viktimat, por ne duhet po ashtu të kuptojmë, se për fat të keq siç shohim në Ukrainë, Irak apo Vietnam, se këto ndodhin në luftëra por ne nuk mund të lejojmë këto akte të disa individëve të shkatërrojnë shpresat për të ardhmen për gjithë të tjerët. Ne tani e dimë që gratë dhe burrat ushtarakë shpesh në nxehtësinë e betejës, bëjnë gjëra për të cilat më pas  ata pendohen. Ne duhet të respektojmë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, forcat atlantike dhe të gjitha ata që luftuan për lirinë e Kosovës.

-Ju treguan njohjen me historinë e shqiptare dhe shqiptarët që kur ishit një djalosh  shkolle, treguat për Fan Nolin, Vatrën. Amerika dhe vetë Vatra kanë pasur  një lidhje të gjatë me historinë e Shqipërisë dhe kanë pasur shpesh, rol vendimtar. Si e shihni në këtë përvjetor raportin e Vatrës me SHBA-në dhe SHBA-së me Shqipërinë?

Vatra është një institut i madh për diasporën shqiptare. Janë 110 vite që janë shumë dhe dua të theksoj se sipas meje, diaspora amerikane është thelbësisht autore e pavarësisë së Kosovës. Unë jam individ dhe nuk jam shqiptar por kam qenë dëshmitar në gjithçka. Kam parë se çfarë bëri Xhim Xhema me Rugovën, kam parë çfarë nisëm me grupin e Klintonit dhe se si kjo u maturua, dhe mendoj se familja Rugova ka një rol të madh. Mendoj se ata thonë të parët se pati një themelues amerikan të republikës së Kosovës. Aspekt i rëndësishëm është edhe diaspora ndërkombëtare në biznes, që është energjetik dhe ndërlidhës me botën. Dhe, duhet të them se vendet sovrane në botë,  po angazhohen për votën e diasporës,. Unë e mbështes këtë dhe mendoj se është më rëndësi. Duhet të kuptojmë edhe se sot, identiteti kombëtar është ajo që ti e identifikon veten me të.

-Në përvjetorin e ardhshëm të pavarësisë së Kosovës, ju do organizoni një koncert në Prishtinë. Si do të jetë ky koncert?

Vitin tjetër është 15-vjetori i pavarësisë së Kosovës,  i themelimit të republikës së Kosovës dhe unë po organizoj një koncert të madh për të festuar këtë ngjarje. Do të vijë David Heist, maestro i New York do të vijë dhe do të performojë me filarmoninë e Kosovës. Në të njëjtën kohë ne do të mbajmë një simpozium, mbi dizajnin dhe biznesin. Presim liderët poltikë e liderët e biznesit që të na bashkohen në Prishtinë për të festuar. Vërtetë më prek emocionalisht që sado pak rol që kam luajtur, për ti thënë jetë një kombi të ri dhe që ia dolëm mbanë që NATO për herë të parë të ndërhyjë që ta bëjë këtë të ndodhë.  Ndaj jeni të ftuar në Prishtinë.

-Ambasadori i SHBA-SË në Kosovë pati një pritje për ju. Si e shihni punën e tij në Prishtinë?

Kishim një pritje të mrekullueshme në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë. Ambasadori Xhef Huvner është i aftë dhe e njeh mirë Ballkanin. Ne jemi pritur mirë kudo.

Faleminderit

Faleminderit, jetë të gjatë Shqipërisë e jetë të gjatë Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb