Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida gjatë një deklarate për mediat denoncoi vrasjen e civilëve në rajonin e Kievit.

“Jam thellësisht i tronditur nga fakti që në periferi të Kievit janë kryer mizori të tmerrshme kundër civilëve. Vrasja e civilëve të pafajshëm shkel ligjin ndërkombëtar humanitar. Është absolutisht e patolerueshme dhe Japonia e dënon atë në termat më të ashpër.”, pohoi ai.

Kryeministri japonez gjithashtu bëri thirrje për veprim duke thënë: “Rusia duhet të jetë përgjegjëse për ato akte”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb