Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, publikon një video me deklarata të kryeministrit Edi Rama, kur thoshte se antidroga është një histori suksesi gjatë qeverisjes së tij, ndërsa deklaron se “këto 7 vite të Ramës janë bashkëqeverisje me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës”.

Për ish-deputetin Alibeaj aleanca e Edi Ramës me trafikantët është një nga arsyet kryesore pse ekonomia ka rënë në duart e parave të pista dhe biznesi i vogël mezi merr frymë.

Mesazhi i Alibeajt:

Këto 7 vjet të Edi Ramës janë bashkëqeverisje me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Me Edi Ramën, Shqipëria është në listën e zezë të e OKB-së, si vendi kryesor për furnizimin e Europës me drogë.

Aleanca e Edi Ramës me trafikantët është një nga arsyet kryesore pse ekonomia ka rënë në duart e parave të pista dhe biznesi i vogël mezi merr frymë. Prej 7 vjetësh, Aleanca e Edi Ramës me krimin dhe trafikantët e drogës mban peng të ardhmen europiane të Shqipërisë. Mjaft më me krim dhe me drogë! Është koha për ndryshim!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb