Ajo që ka dhënë lajmin ka qenë drejtuesja amerikane Claudia Jordan, që ka thënë: ‘Ai është shumë i lumtur me atë. Jam shumë e kënaqur që duket kaq i qetë’.

Duket se janë konfirmuar zërat që Jamie Foxx dhe Katie Holmes janë në një lidhje së bashku. Ylli i Django Unchained dhe ish Joey e Dawson’s Creek njihen në fakt prej kohësh. Në disa foto ato shfaqen së bashku me Tom Cruise që në 2006, gjatë një ndeshjeje basketbolli.

Por vetëm në 2013 filluan të qarkullojnë thashetheme për një marrëdhënie mes tyre, mbi të gjitha pasi u fotografuan së bashku duke kërcyer në një eveniment bamirësie në Hamptons. Ja disa foto të një historie që besoj do të publikohet shpejt nga dy divet.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb