TIRANE

Një nga moderatoret më të ëmbla dhe të bukura të ekranit, Orinda Huta është në pritje të të fëmijës së saj të parë. Ajo dhe Turi dhanë lajmin e bukur duke zbuluar dhe gjininë, që është vajzë.

Ata pritet të bëhen prindër për herë të parë në korrik të këtij viti. Fotografia që ka postuar turi në rrjetet sociale nuk ka kënaqur vetëm Orindën por edhe fansat e saj, nuri që ka marrë nga shtatzënia është i dukshëm:

“Nëse ky është rezultati, unë them ta bëjmë një skuadër basketbolli @orindahuta !”-shkruan Turi në krah të fotos së Orindës e veshur me fustan pink.

Ndaj fotos ka reaguar dhe Orinda e cila duket se ia ka dërguar Turit për ta parë ai e jo për ta shpëndarë në rrjetet sociale.

“Nuk të çoj me asnjë foto.. them se janë boll çercizrat e turqelit që shkrep vetë.. ti vërtet rri zgjuar natën por unë zgjohem 4 ore para teje.. edhe pak do hap arkivën”-shkruan Orinda.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Turjan Hysko (@turjanhysko)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb