Administrata amerikane e ushqimit dhe ilaçeve (FDA) ka dhënë aprovimin për përdorimin e një tjetër testi për të zbuluar koronavirusin. Testi në fjalë është po përdoret nga laboratorët Abbott, i cili mund të ndihmojë në plotësimin e nevojës për testime të shpejta për të ndaluar përhapjen e virusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Abbott tha se planifikon të japë dhjetëra miliona prova në shtator, dhe do të jetë në gjendje të rrisë prodhimin në 50 milionë teste në tetor. Një test, i cili është afërsisht i madhësisë së një kartele bankare dhe do të kushton pesë dollarë, mund të bëhet nga mjekë, infermierë dhe asistentë mjekësorë, dhe rezultatet janë gati për 15 minuta. Ky test quhet BinaxNOW COVID-19 Ag Card, dhe duhet të bëhet brenda shtatë ditëve nga ndjesia e parë e simptomave të koronavirusit.

Përveç testit, Abbot krijoi edhe aplikacionin falas NAVICA për telefonat iPhone dhe Android.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: