Roma ka bërë detyrën në Olimpico, duke mposhtur 2-0 Empolin. Të besuarit e Jose Mourinhos zgjidhën ndeshjen që 6 minutat e para, për të menaxhuar më pas më së miri rezultatin.

Fillimisht, i pari që realizoi Ibanez, ndërsa për të vendosur 3 pikët në kasafortë mendoi Abraham. Marash Kumbulla nuk u preferua në këtë takim, pasi qëndroi gjatë gjithë sfidës në stol. Roma synon që të marrë një vend që të dërgon në Champions League, me konkurrencën që është e madhe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: