ANGLI

Arsenal ka mposhtur Manchester City-n në gjysmëfinalen e Fa Cup dhe kualifikohet për në finale. Në Wembley-n e boshatisur, mjaftoi dopieta e Aubameyang që topçinjtë të siguronin një fitore të pastër 2-0.

Arsenal kishte 7 ndeshje që nuk fitonte ndaj The Citizens, madje i kishte shënuar vetëm 2 gola në po kaq ndeshje teksa kishte pësuar 20. Ajo çfarë është më interesantja shkon te Guardiola i cili eleminohet nga ish- zëvendësi i tij apo ish- nxënësi i tij Mikel Arteta.

Por nga ana tjetër Guardiola këtë sezon e mbyll përfundimisht me vetëm një trofe, atë të EFL Cup i cili është i treti për nga rëndësia në Angli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb