Tifozët e Real Madrid janë trazuar së fundmi nga një postim i klubit, Los Blancos kanë lëshuar një postim enigmatik në Tëitter. Shihen dy flamuj, i Brazilit dhe i Portugalisë, si dhe një palë sy (emoji).

Një njoftim i ngrohtë për të dy kombet, por ndoshta i përkiste futbollistit në veçanti. Kjo është arsyeja pse mbështetësit e “Los Blancos” u çmendën në një mënyrë shumë specifike.

Ata nisën të ëndërrojnë rikthimin e Cristiano Ronaldos dhe komentuan postimin me foto të panumërta të kampionit portugez, shpeshherë i shoqëruar edhe nga Marcelo, që do të përfaqësonte flamurin brazilian.

Një sugjerim shumë i vështirë, por që tregon se sa shumë janë të prirur tifozët e Real Madridit ta shohin sërish CR7 në “Bernabeu”. Ndër të tjera, vetë portugezi bëri një vizitë tek ish-skuadra e tij pak më pak se një muaj më parë, kur u paraqit në kampin stërvitor të ngritur në Arabinë Saudite nga Real Madrid në kuadër të finales së Superkupës Spanjolle.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb