Mjaltë dhe xhenxhefil, kjo është përzierja e mrekullueshme që një grua nga Bosnja ka përdoruar dhe që më pas e ka shëruar atë nga kanceri. Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ka treguar se falë kësaj formule ajo ka mundur të shërohet për një kohë të shkurtër dhe pa dhimbje nga sëmundja e kancerit. Gruaja vuante nga kanceri i gjëndrave endokrine.

Gjatë tregimit të saj gruaja thotë se ajo ka filluar të konsumojë këtë përzierje, e cila ka bërë të mundur shërimin e saj pa kimioterapi dhe kirurgji.

Ajo ka treguar edhe mënyrën e përgatitjes së kësaj mase: Merrni dy rrënjë të mëdha xhenxhefili, lajini ato mirë dhe më pas priteni në copa të vogla. Ju mund të përdorni edhe mikserin elektronik për këtë. Përzieni xhenxhefilin me një kilogram mjaltë shtëpie. Vendoseni përzierjen në një kavanoz dhe konsumoni një lugë gjelle 3-4 herë në ditë. Sipas gruas, është e rëndësishme të përdorni një lugë druri, qeramike ose plastike, pasi lugët metalike janë rreptësisht të ndaluara.

(b.e/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: