Autoriteti i Aviacionit Civil qetëson të gjithë qytetarët e prekur nga vonesat apo anulimet e udhëtimeve nga aeroporti i Rinasit. Në një njoftim, Aviacioni Civil deklaron se të gjithë qytetarët e prekur nga moti i keq me mjegull që solli vonesa dhe anulime të fluturimeve do t’i kryejnë sot duke renditur edhe disa prej kompanive.

“Njoftim i rëndësishëm për të gjithë pasagjerët e prekur nga vonesat/ anulimet e fluturimeve të datës 19 janar 2020, për shkak të motit të keq.

Njoftohen të gjithë pasagjerët e prekur nga vonesat/ anulimet e fluturimeve të djeshme për/nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, se për shkak të mjegullës së dendur, kompanitë ajrore Air Albania, Alitalia, Austrian Airlines, Albaëings, Air Serbia, Blue Panorama, Pegasus dhe Ëizz Air, do t’i kryejnë të gjitha fluturimet e vonuara/anuluara brenda ditës së sotme, por me vonesa.

Pasagjerët duhet të presin udhëzimet nga kompanitë ajrore dhe të zbatojnë oraret që do të marrin prej tyre, përpara se të nisen për në aeroport.

AAC informon publikun, se ngjarje të tilla të lidhura me kushtet të pazakonta të motit janë të pranueshme në industrinë e aviacionit, ku kryesore për pasagjerin mbetet siguria në operim. Fluturim të mbarë dhe të sigurt!”, njofton Autoritetit i Aviacionit Civil.

Aviacioni
Aviacioni

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb