Ulja e temperaturave ka bërë që të ketë vështirësi në qarkullimin e automjeteve edhe në kryeqytet e rrethina.

Bëhet me dije se një mjegull e dendur ka mbuluar zonën nga Tirana në Fushë Krujë. Mjegulla ka penguar kalimin normal të mjeteve në Tiranë, Durrës, Fushë Krujë e akset e tjera, raporton “Balkanweb”.

Një pjesë e segmentit Qafë-Kashar – Rinas është pa ndriçim dhe qarkullimi për rrjedhojë është mjaft i vështirë.

Gjithashtu, në aksin Tiranë – Fushë Krujë qarkullimi është bërë i vështirë, për shkak të vizibilitetit të ulët. Kjo sepse në këtë  aks nuk ka as sinjalistikë dhe as ndriçim. Mjegull ka edhe në akset Fushë – Krujë – Milot.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb