Këtë mëngjes, Korça është zgjuar nën pushtetin e mjegullës. Kjo dukuri atmosferike ka krijuar jo pak probleme në qarkullimin e mjeteve në lidhje me fushëpamjen, e cila është e kufizuar, ndërsa aksi më problematik është Korçë-Pogradec.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të kufizojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, si dhe në rastet e panevojshme të shmangin lëvizjet e tyre.

Në video duken mjaft qartë pamjet, ku mjegulla e dendur ka mbuluar dhe ‘pushtuar’ rrugët dhe akset nacionale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: