Për herë të parë, ADN-ja e një organizmi të gjallë është gjeneruar tërësisht nga një algoritëm.

Ajo ka formën e një molekule rrethore me 680 gjene artificiale.

Gjenomi i parë sintetik i një bakteri të marrë nga pionieri i studimit sintetik të jetës, Craig Venter ishte një kopje identike e ADN-së së bakterit Mycoplasma mycoides: zhvillimi i saj ishte aq kompleks saqë kërkoi 10 vjet punë nga 20 studiues, me një kosto totale prej rreth 40 milionë dollarësh.

Për të thjeshtuar këtë procedurë, hulumtuesit nuk kopjuan të gjitha 4 000 gjenet, por përdorën si model vetëm 680 prej tyre, ato thelbësoret, për mbijetesën e saj dhe i rishkruan ato falë një algoritmi që lejon eliminimin e të gjitha elementeve të tepërta që u shfaqën.(Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: