Shkenca vijon të eksplorojë dhe zbulojë të panjohura në jetën dhe organizmin e njeriut. Kështu së fundi, falë një shpikje teknologjike, një 24-vjeçar ka arritur të vërë në lëvizje dorën e tij të paralizuar prej 10 vitesh.

24-vjeçarit Ian Burkhart, nga Dublini i Ohio-s i Shteteve të Bashkuara, i është implantuar një chip në tru, i cili nëpërmjet një bypass-i elektronik nervor, i lejon ati që të lëvizë dorën.

Burkhart ka arritur të hedhë ujë në një gotë dhe të luajë me kordat e një kitare. Një hap i jashtëzakonshëm për djalin e paralizuar, i cili u bë pjesë e një eksperimenti, i pari në llojin e tij që aplikohet tek një njeri.

Burkhart, e kishte humbur kontrollin e duarve dhe të këmbëve në një aksident ujor, ku shkencëtaret kanë punuar për 10 vite për eksperimentin që më në fund ka bërë realitet ëndrrën e tij.

Mjekët dhe shkencëtarët po përpiqen të minimizojnë pajisjen dhe të heqin fijen lidhëse, në mënyrë që në të ardhmen pacientët të kenë mundësi ta përdorin atë kudo.

(e.g./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb