Doktoresha Marsela Ceno e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” foli për vështirësitë e profesionit të shëndetësisë.

Ceno theksoi se rinia ka të drejtën të ëndërrojë për më mirë dhe shpesh është e dyzuar mes Shqipërisë e Gjermanisë.

Mjekësia është një degë e vështirë, sepse kërkon një gatishmëri fizike shumë të madhe. Në Gjermani prsh. duhet shumë kohë që të punosh. Nëse investon kaq shumë në punë, ke pak investim në jetë personale. Sigurisht që mosha e re dëshiron, ëndërron që të shkojë për studime në Gjermani. Pastaj varet nga personat, nëse ndihen mirë në Gjermani apo këtu”, deklaroi doktoresha Ceno.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb