Gazetari Erjon Skëndaj raportoi live për News24 nga Spitali Infektiv, ku po kurohen të infektuar me koronavirus.

Gazetari Skëndaj tha se gjatë tri ditëve të fundit në këtë spital kanë mbërritur dhe janë shtruar shtatë persona të infektuar.

Më tej, ai theksoi se mjekët e Infektivit kanë dyshime të forta që virusi të ketë qenë prezent në Shqipëri, që prej muajit janar.

“Në tri ditët e fundit, numri i personave të shtruar është 7 persona, që do të thotë se këta kanë ardhur në spital. Kjo do të thotë se numri vjen duke u ulu rose mbetet I pandryshuar.

Te COVID-1 janë gjashtë persona të shtruar. Numri më i madh i shtrimeve në këtë spital ka qenë nëntë persona të infektuar me koronavirus.

Mjekët e Infektivit ngrenë hije të forta dyshime se virusi ka qenë që në janar. ‘Jam gati të shkoj bashkë me ministren te familja e personit që ne e kemi trajtuar në fund të janarit. Imazhi i skanuar i personit të sëmurë është njësoj si të personave të infektuar’, thotë doktori”, tha gazetari Skëndaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb