Kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se Mbretëresha është në gjendje të mirë shëndetësore.

“I gjithë vend i uron Mbretëreshës shërim”, ka thënë më tej kryeministri britanik.

Dy javë më parë Mbretëresha u këshillua nga mjekët që të merrte pushim për tu qetësuar. Ndërsa Buckingham Palace njoftoi se 95-vjeçarja nuk do të mbante asnjë takim zyrtar për rreth dy javë.

Ndërsa nga ana e tij Johnson tha se tashmë është me rëndësi që Mbretëresha të pushojë.

“Unë fola me madhërinë e saj. Këtë javë ajo është në formë shumë të mirë”, ka thënë ai, ndërsa bëri me dije se duhet të ndjekë këshillat e mjekëve të saj dhe të pushojë, pasi tani kjo është gjëja më e rëndësishme.

Mbretëresha iu nënshtrua kontrolleve mjekësore , më 20 tetor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb