Për mjekun francez Patrick Bouet, president I Këshillit kombëtar të urdhrit të mjekut francez, ‘nuk ka shpjegime mjekësore për rihapjen e shkollave pas 11 majit’, siç ka njoftuar presidenti Emmanuel Macron. Për Bouet, vendimi është absurd dhe një mugesë llogjike. ‘Nuk e kuptojmë aspak këtë njoftim-ka thënë mjeku për Le Figaro.

‘Vendimi I parë ishte të mbylleshin shkollat, dhe universitetet. Për dy arsye, nga njëra anë sepse e dimë që të rinjtë janë një vektor potencial, pa zhvilluar vetë infeksione, me përjashtim të ndonjë rasti të rrallë. Nga ana tjetër, sepse është e vështirë që në shkollë të mbahet distancë sociale.

Dhe tani gjëja e parë që presidenti kërkon të hapë është shkolla! Për presidentin e urdhrit të mjekut, të hapen shkollat ‘do të thotë të vëmë në qarkullim virusin’. Presidenti Macron njoftoi losckdown deri në 11 maj dhe më pas tha që do fillojmë me hapjen e shkollave, një deklaratë që për mjekët eshtë absurde.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb