Presidenti Ilir Meta shkruan në “Facebook” se shërimi i mjekut Dhimitër Kraja nga koronavirusi është një lajm i mirë që na gëzon të gjithëve!

Duke iu uruar shërim të shpejtë gjithë të prekurve nga pandemia e COVID-19, Kreu i Shtetit vë sërish theksin te forcimi i masave mbrojtëse për të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës.

“Shërimi i Profesor Dhimitër Krajës është një lajm i mirë që na gëzon të gjithëve! Duke ju uruar shërim të shpejtë edhe të gjithë të prekurve nga pandemia COVID-19, theksoj edhe njëherë rëndësinë e forcimit të masave mbrojtëse për të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, të cilët janë në vijën e parë të frontit, duke shërbyer me përkushtim, profesionalizëm dhe sakrifica në mbrojtje të shëndetit të çdo qytetari. #MjekëtJanëHeronj ??”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb