Aktorja e njohur, Zamira Kita, tha në një lidhje me “Skype” për “News24” se mjekët dhe infermierët janë heronjtë e këtyre ditëve të vështira, që po kalojnë shqiptarët në karantinë, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

“Mjekët janë heronjtë e kësaj kohe, se pa to nuk e dimë si do ja kishim bërë. Ju duam shumë. “, tha Kita.

Më tej, aktorja tregoi si po i kalon këto ditë karantinimi në shtëpinë e saj, ku tha se po dezinfekton, lyen dhe gatuan gjëra të mira çdo ditë, si dhe po mëson me të bijën anglisht.

“Në këtë kohë izolimi kam zgjedhur të interpretoj poezi. Po dezinfektojmë e lajmë shtëpinë, sikur duket se po lyejmë cdo ditë. Gatuaj gjëra të mira. Dua të filloj me vajzën time t’i mësoj pak anglisht, në fakt kam filluar, por do ta bëjmë si një orë të detyruar mësimi. Pra, kemi gjetur disa mënyra për ta përballuar, se duhet të dalim mirë nga kjo situatë”, u shpreh aktorja.

Si funksionon puna juaj e përditshme?
Ne kemi pas shumë aktivitete të planifikuara, deri në qershor, që beson nuk do të realizohen fare. Në fund të majit ne do të kishim një festival “Shpirti i Ballkanit”, ne kishim filluar provat, por tani i kemi ndërprerë. Ne donim të vinim një vepër të Çajupit, por nuk mund të bëjmë prova. Megjithatë, të gjithë aktorët vec e vec bën punën e tij përgatitore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb