Analisti Arjan Vasjari tha në emisionin “Real Story”, në News24, se në këtë kohë të jashtëzakonshme si analistët, ashtu edhe politikanët, duhet të tregohen shumë të kujdesshëm, pasi mjekët po përballen me sfidash të tmerrshme.

Sipas Vasjarit, analistët kanë deligjitimuar politikën, në momente të caktuara, por tani duhet të përmbahem që të mos deligjitimojnë demokracinë, duke i bërë të gjithë mjekët si e keqja dhe e zeza.

“Në qoftë se ne nuk e dimë numrin e vërtetë të viktimave, është kot të shqetësohemi. Debati është mbi besueshmërinë. Nuk ka pse të shqetësohemi kaq shumë pse mjekët mund të kenë ngarkesa politike, apo edhe ata të Komitetit Teknik. Unë nuk di që ne këtu në studio të mos kemi një ngjyresë politike. Pra, pse duhet të jemi ne të besueshëm dhe ata jo. Mos të harrojmë që ne jemi në një gjendje të jashtëzakonshme, që na kërkon të sillemi në një mënyrë shumë të kujdesshme edhe në kritikën tonë. Duhet të na udhëheqë në debatin tonë një lloj konsensusi, duke qenë patjetër kritikë dhe dyshues. Unë jam për kulturën e kritikës, por jo paranojës. Ne kemi deligjitimuar politikën, por mbase duhet të përmbahemi dhe të mos deligjitimojmë demokracinë, se po i bëjmë të gjithë si e keqja, e zeza. Mjekët janë përballë një mijë sfidash të tmerrshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb