Mjekët ukrainas kanë raportuar një rritje dramatike të numrit të lindjeve të parakohshme ndërsa lufta e vendit me Rusinë ka hyrë në muajin e dytë.

Klinikat prenatale në qytetin e vijës së parë të Kharkiv dhe në Lviv, në perëndim të Ukrainës, i thanë BBC-së se kanë parë dy ose trefishimin e shkallës së lindjeve të parakohshme në javët e fundit.

Rreziku i lindjeve të parakohshme rritet për shkak të infeksioneve, mungesës së kujdesit mjekësor dhe ushqimit të dobët. Një fëmijë i tillë, Polina, lindi në një klinikë në Kharkiv me peshë vetëm 630 g, një e pesta e peshës mesatare të një foshnjeje normale. Fatmirësisht Polina arriti që të mbijetonte, pavarësisht peshës së saj të vogël.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb