E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Arbana Kasami-Maliqi mjeke kardiologe në Gjermani ka folur për studimin mbi vajin e palmës dhe kombinimin me disa faktorë të tjerë që shton rrezikun e vdekshmërisë.

“Sa i përket vajit të palmës edhe pse është vaj bimor ka një nivel të lartë të yndyrave të ngopura, gati 50% e tij përbëhet nga acidet e ngopura. Vaji i palmës sjell rritjen e kolesterolit dhe kolesterinës në gjak, rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Janë bërë studime edhe këtu në Gjermani, por edhe sa i përket sëmundjeve kancerogjeneve është e vërtetë. Edhe studimi në Barcelonë por edhe këtu Agjencia për Sigurinë Ushqimore ka bërë disa limite të cilat këtu funksionojnë. Është bërë një studim 10 vjeçar nga JURI, të cilin e ka iniciuar shoqata për parandalimin e sëmundjeve kardiovaksulare, studim që përfundoi në vitin 2018.

Në këtë studim janë marrë 3500 pacientë tek të cilët si rrezik për sëmundjet është parë sasia e acideve yndyrore të ngopura në qelizat e kuqe të gjakut. Është hulumtuar në sasinë e saj dhe vdekëshmërinë. Është publikuar në një revistë dhe rezultoi se nga të gjitha yndyrat e ngopura doli vetëm vaji i palmës që shton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Por këto edhe nga faktorë të tjerë, si gjenetik, moshë, diabeti, tensioni i lartë, pirja e duhanit. Kur dikush i ka këto faktorë dhe në kombinim me vajin e palmës shtohet rreziku i vdekshmërisë, si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare, gjë që për vajrat e tjerë me acide yndyrore të ngopura nuk u vërtetua. Nga kjo kohë, shihet vaji i palmës me sy tjetër. Flasim për vaj palme industrialisht të përpunuar. Vaji i palmës i papërpunuar apo natyral është skemë tjetër. Ballafaqohemi çdo ditë me vaj palme të përpunuar industrialisht të ndryshuar, gjatë përpunimit në temperaturë të lartë 200 gradë. Gjatë kësaj kohe krijohen substanca të dëmshme kancerogjene, me rrezik të lartë për sëmundjet kardiovaskulare”, -deklaroi Arbana Kasami-Maliqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: