Mjekja infeksioniste Entela Kolovani, e cila prej muajsh qëndron në vijën e parë të frontit të luftës përballë koronaivirusit, sjell rrëfime që i përjeton çdo ditë nga brenda spitalit COVID1. Mes emocionesh dhe e prekur nga beteja e përditshme, Kolovani në një intervistë përballë gazetares Nisida Tufa në ‘Kjo javë’ në ‘News24’ tregoi se si është situata në këtë spital.

Ajo tha se ka raste që pacientët presin për disa orë jashtë në autoambulanca, ndërsa shtoi se bëhet një vlerësim nga mjeku nëse mund të qëndrojnë në pritje apo jo. Mes lotësh ajo tha se është e lehtë të gjykohet nga divani dhe të bësh kritika, ndërsa i bëri thirrje kolegëve të saj që të ofrojnë ndihmë për pacientët. Po ashtu ajo theksoi se momenti më i vështirë është vendimi për të futur në intubim pacientin, mushkëria e të cilit është dëmtuar rëndë nga COVID-19.

Si e latë sot pavonin?
Familjarët kërkojnë që të dinë më shumë dhe telefonojnë pa fund. Kjo bisede me ju në studio do të ishte hapje zemre e jona që nuk ndodh shpesh. Jo se ne jemi negativist për lidhjet dhe daljet tona në media, por është situata e tillë. Situata është me shumë ngarkesë, qoftë sa i përket punës dhe komunikimet që kemi me familjarët e të sëmurëve që janë të shtuar tek ne. Ne punojmë në drejtim të organizmit të punëve brenda pavioneve dhje spitalit tonë dhe të spitaleve të tjera që kemi lidhje. Me spitalin COVID3. Arsyeja është që t’i krijojmë mundësi urgjencave që vinë vazhdimisht që mos të mbingarkohen dhe të kemi organizim të punëve dhe ekuilibër të pacientëve që shtrohen apo ata që shërohen. Kemi një situatë ku gjatë gjithë kohës përpiqemi që ta mbajmë në balancë, sidomos ata që vijnë në gjendje më të rënduar. COVID lë një sindromë të zgjatur të lodhjes pasi ka dalë nga spitali, për ta rikuperuar.

Dua t’ju pyes për autoambulancatt që presin para Infektivit. Për sa kohë mund të presin në oborr dhe që nuk shkakton problem për ta?
Ka pasur raste kur pacientët kanë pritur jashtë me autoambulancë. Ne përpiqemi shumë që të realizojmë atë qe thash më parë lirimin e shtretërëve. Çdo ditë krijon një kapacitet pacientësh që janë gati për mjekët e rojës, Nëse ndodh që pacientët të presin disa orë në ambulancë, aty do të presë një pacient që është vlerësuar nga mjeku se mund të pres dhe është në kushte që vazhdon të oksigjenohet. Ne pranë këtyre autoambulancave kemi vendosur një numër të bombolave të oksigjenit, në mënyrë që mos ti ndërpritet ky oksigjen. Nëse pacienti që ka ardhur dhe është me saturim të oksigjenit 60-70, atëherë nuk mund të pres aty. Familjarët janë shumë të ndjeshëm dhe kërkojnë ndihmë mjekësore në shumë mjekë. Pasi ka dhe skeptikë që nuk guxojnë ta sjellin në spital familjarin. Nuk mund të vlerësosh t’i gjendjen e pacientit.

Është krijuar ideja se kush hyn në intubim, një përqindje e vogël mund të ekstubohet..
Në fakt doja të kapja disa pika në lidhje me pyetjen tuaj. Ne jemi të organizuar me pavione, një prej të cilëve është një shërbim sub-intensiv dhe reanimacionin e shërbimit ku ndiqen pacientët që janë rëndë. Në ndjekje të këtyre pacientëve, në vijën e parë të luftës, janë jo vetëm mjekët, infektologë, por një armatë e tërë mjekësh reanimatorë. Këtë periudhë kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, pasi bashkë me ta. Kanë qenë jo shumë të bërë mediatikë, të rojeve të shumta që bëjnë apo shërbim të zgjatur para pacientëve. Do sillja në vëmendje një video një intervistë të një mjeku që e pashë ditët e fundit. E kishte nxjerrë BBC në lidhje me momentin e intubimit të një pacienti, i cili kishte shprehur pesimizmin e tij se nuk do t’i shihte më familjarët e tij. Për të gjithë ata që flasin nga divani i shtëpisë, do të doja që të preknin me dorë këtë situatë. Të na ndihmonin nëse kanë ide më të mira. Janë të mirëpritur. Kemi nevojë dhe për njerëz që do donin që t’i jepnin një pikë ujë, apo ti ndërronin, apo t’i prisnin sekrecionet. Intubimi është një procedurë që e kemi konsideruar si moment ekstrem të këtyre pacientëve. Një pacient me COVID, nëse futet në intubim, do të ishte ndërhyrja ekstreme për ta shpëtuar. Kjo është një procedurë që është shpresë, por rezultatet i ka të ulëta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: