Një video e postuar në rrjetin social Facebook nga infermierja Ana Luca dëshmon qartazi sakrificat e mjekëve në këtë periudhë të vështirë pandemie.

Luca tregon momentin kur ajo heq veshjet mjekësore që ka mbajtur gjatë turnit dhe kujdesin e treguar. Në video shihet edhe momenti kur mjekja heq çizmet, të mbushura me djersë dhe e derdh në tokë.

Mesazhi:

“Janë 5 muaj luftë….

më jane zbardhur flokët…..më është rrudhosur fytyra…
Por nuk më ka ikur buzeqeshja…

SEPSE NE JEMI TË GJITHË BASHKË!
NE JEMI NË LUFTË ME COVID-19!
TË HESHTUR E TË PËRKUSHTUAR!

NE FLASIM ME GJUHËN E SHËRBIMIT MJEKËSOR NGA NJË ARMATË E TËRË PERSONELI MJEKËSOR!”, shkruan infermierja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb