ITALI

Italia ashtu si e gjithë bota po përballet me armikun e padukshëm, koronavirusin. Shteti fqinj është i pari në botë për sa i përkeq numrit të të infektuarve dhe të atyre që kanë humbur jetën. Mjekët janë ata që po kalojnë vështirësinë më të madhe, pasi janë gjithmonë në vijën e parë duke luftuar COVID-19.

Në videon e mëposhtme shohim se si një mjeke pneulologe inkurajon pacientët e spitalit, Sondolo që ndodhet në rajonin e Lombardisë, më e prekura nga koronavirusi në Itali.

Sarah Barbuto me një megafon në dorë i fton të gjithë pacientët e shtruar për të rezistuar, për të luftuar, pasi së bashku do ta fitojnë atë betejë. Më pas ajo u vë të dëgjojnë nëpërmjet celularit të saj himnin italian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: