Tirana cilësohet si një ndër qytetet me ndotjen më të madhe në botë. Studimet tregojnë se niveli i zhurmave gjatë ditës shkon në mbi 70 DB dhe gjatës mbi 55db.

E ftuar në studion e “BalkanWeb” mjekja Klodiana Zaharia, mjeke ORL pranë Poliklinikës Qendrore në Tiranë përmend si fakt tepër shqetësues punonjësit në sektorin fasoneri që sipas saj punojnë me orë të gjata nën zhurmën e lartë të makinerive pa kufje, kjo në kundërshtim të hapur me kodin e punës.

Po aq të rrezikuar sipas saj janë edhe personat që punojnë apo frekuentojnë vazhdimisht klubet e natës ku muzika e kalon masën 150 db. Doktoreshë Klodiana Zaharia thotë se problemet e dëgjimit e kanë një kurë nëse trajtohen në kohë por jo shërim të anomalisë së dëgjimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb