Shkëlzen Byku, mjek, alpinist e adhurues i muzikës ishte i ftuar sot në “Vila24” moderuar nga Brunilda Lahe. Gjatë intervistës ai tregoi se si pasioni për natyrën e ngjitjen e majave i jep kaq shumë adrenalinë duke mos e penguar të bëjë edhe punën e tij si mjek gjinekolog.

Byku i quajtur si “doktori i lartësive”, kujton një situatë të guximshme duke thënë: “Kam bërë budallallëqe. Kam ngjitur majën e Korabit pa ngrënë, madje duke çarë i pari lartësinë.” Ai shprehet se alpinizmin e ka si antistres, ndërsa flet për aventurën më të rrezikshme, ngjitjen e malit të Olimpit, në 2917 m lartësi. “Kisha atlete jo të përshtatshme, zbrita duke rrëshkitur e shikoja poshtë që kishte pllakata me emrat e alpinistëve që kishin humbur jetën aty, e thoja me vete se mund ta kisha dhe unë emrin…”- thotë Byku duke u ndalur tek një nga itineraret që desh i rrezikoi jetën. Më tej biseda ndalet tek përkushtimi ndaj mjekësisë, ku ai thotë se sporti e ka ndihmuar të ketë komunikim të mirë me pacientët, si një mënyrë produktive për të ndërtuar një anamnezë të plotë.

Sa i përket muzikës, Byku e konsideron atë një pjesë shumë të rëndësishme, e praktikon në koncerte live në lokale të ndryshme, si edhe në ekskursione me miq ku merr edhe kitarën me vete. Duke iu kthyer maleve, ai thotë se asistimi në një lindje në sallë, e ka përlotur, po edhe Alpet janë shumë sfiduese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: