TIRANË

Mjeku i njohur epidemiolog Ilir Alimehmeti deklaron se deri tani varianti Omicron i COVID-19 shkakton simptoma të lehta.

Në një postim në “Facebook” duke iu referuar Shoqatës Mjekësore të Afrikës së Jugut, por edhe disa raportimeve, Alimehmeti shkruan se viruset evoluojnë natyrisht drejt transmetueshmërisë më të lartë dhe rrezikshmërisë më të ulët.

“✅ Shoqata Mjekësore e Afrikës së Jugut informon se deri tani varianti Omicron shkakton simptoma të lehta!
❓Shumë zhurmë për asgjë?
? Le të presim. Shumë shpejt do ta marrim vesh me siguri.
? Viruset evoluojnë natyrisht drejt transmetueshmërisë më të lartë dhe rrezikshmërisë më të ulët”, shkruan Alimehmeti.

Alimehmeti
Alimehmeti

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb