Mjeku i njohur infeksionist, njëherazi drejtori i spitalit Covid-3, Arjan Harxhi, u infektua me koronavirus dhe prej ditësh kurohet në një spital të specializuar në Turqi.

Në lidhje me kurimin e tij në Turqi me Covid-19, bashkëshortja e doktorit, Erjona Shehu, shprehet se është e pavërtetë që Prof. Arjan Harxhi të jetë dërguar në Turqi me fondet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Shehu thekson se profesor Arjan Harxhi është dërguar për kurim në Turqi me shpenzimet e familjes. Erjona Shehu më tej shton se këto lajme kanë prapavijë politike dhe se “kushdo lëtyrë politike, që ka dashur të përfitojë nga ky lajm i gënjeshtër i them: Ju kam lënë Zotin!”

Postimi i bashkëshortes së profesor Arjan Harxhi, Erjona Shehu:

Te nderuar miq!

Prej dates 6 janar, ne media u be publik nje lajm I PAVERTETE, sipas te cilit Prof. Arjan Harxhi u dergua per kurim per Covid 19 ne Turqi me fondet e Ministrise se Shendetesise.

Prof. Arjan Harxhi, i cili beri nje forme agresive te Covid 19, per shkak te ekspozimit te madh karshi Covid 19, eshte derguar ne Turqi me SHPENZIMET E FAMILJAREVE te tij. Ne asnje moment nuk kemi prekur fondet e taksapaguesve shqiptare! Ndaj te shqetesuarit le te qetesohen. Nuk i kemi borxh asnje qindarke dhe asnje moment jete askujt. Interesi per jeten e nje njeriu te semure rende, per shkak te profesionit nuk u shpreh qofte dhe me nje telefonate interesi. Ky lajm shqetesoi nje familje te tere dhe mbi te gjitha 2 femije qe per mbi 10 muaj degjojne vetem per Covid 19 dhe zgjohen ore pa ore nga telefoni i babait te tyre, i cili ne cdo moment i eshte gjendur prane kujtdo. Kushdo letyre politike, qe ka dashur te perfitoje nga ky lajm i genjeshtert i them: Ju kam lene Zotin!

Per te gjithe miqte tane: fjalori njerezor nuk ka mjaftueshem fjale per mirenjohjen! Per deshiren tuaj per te na qene prane ne momentin me te veshtire te familjes sone me oferta si financiare e deri per te na ofruar kujdes per femijet, trsnsport etj etj, mund tu themi vetem: ju kemi ne Zemer!

  • foto galeri

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb