Mjeku i urgjencës mjekësor Ilir Allkja, në një prononcim për gazetarin Erjon Skëndaj iu ka bërë apel të sëmurëve me COVID-19 që trajtohen në shtëpi të mos kenë frikë të vijnë në spital nëse oksigjeni bie nën 90 dhe kanë probleme me gjendjen e tyre shëndetësore.

Allka deklaroi se në spital do të ketë gjithmonë një mjek që kujdeset për ta. Sa i përket trajtimit në ambulancë para shtrimit në spital dhe nëse ka ndonjë protokoll, ai mohoi duke deklaruar se kjo ndodh deri në lirimin e shtretërve.

“I bëj apel të gjithë të sëmurëve që të mos kenë frikë të paraqiten në spital. nëse oksigjeni bie nën 90 të vijnë menjëherë. në spital do të ketë gjithmonë një mjek apo infermier që kujdeset për ta.

Ne në ambulancë japim deri në 18 litra në minutë. Është trajtim i përkohshëm. Ne jemi përpjekur, i kemi mbajtur dhe kemi bërë maksimumin. Ambulanca është një mjet ndërmjetës nga shtëpia deri në urgjencë. Trajtohen nga ekipi mjekësor i autoambulancës, me oksigjen, me barna për të qetësuar dhimbjet për të hapur rrugët e frymëmarrjes.

Nuk kemi ndonjë protokoll. Kanë qëndruar në pritje të lirohej një shtrat. Sot të sëmurët e mi i sjell tek ‘Shefqet Ndroqi’ dhe kam parë që të sëmurët e mi janë hospitalizuar në kohë të kënaqshme”, deklaroi Allkja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb