BOMBEI-Një egjiptiane, e cilësuar si gruaja më e shëndoshë në botë ka shumë shpresa për t’ju rikthyer një jete normale. Kjo falë ndihmës së një mjeku indian, i cili ka shprehur gatishmërinë e tij që të marrë përsipër operimin e gruas, madje dhe falas. Tashmë

gruaja ka filluar të ndjekë një regjim ushqimor para operacionit për reduktimin e peshës muajin e ardhshëm në Indi, theksoi kirurgu i saj. ‘Daily Mail’ shkruan se Eman Ahmed Abd El Aty, 37 vjeçe, peshonte rreth 500 kilogramë dhe ishte prekur nga sëmundja e elefantizmit, një patologji që shkakton një fryrje të gjymtyrëve dhe pjesëve të tjera të trupit. Historia e kësaj gruaje që nuk ka dalë kurrë nga shtëpia që prej 25 vjetësh bëri bujë në botë dhe preku një kirurg indian që i kishte propozuar në vjeshtë ta operonte falas.

Pacientja mbërriti sot në Bombei ku operacioni i saj është parashikuar në fillim të marsit. Për të mundur të përballojë operacionin, egjiptiania duhet të ushqehet me suplemente likuide për 25 ditë me qëllim për të humbur 50 kilogramë. “Kjo, vetëm kur sëmundjet lidhen me obezitetin, do të jetë nën kontroll dhe se Eman do të humbë peshë dhe ne do të bëjmë operacionin që do të zgjasë dy orë e gjysmë”, deklaroi mjeku, Muffazal Lakdaëala për shtypin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb