Të gjithë dëshirojmë të dimë nëse e kemi kaluar apo jo Covid-19, madje shumë prej nesh dyshojmë se e kemi kaluar për shkak të një gripi apo simptome që kemi pasur gjatë këtyre muajëve.

Një doktori i sëmundjeve infektive në Universitetin e Utah, Adam Spivak, është shprehur se kushdo që ka qenë i sëmurë në muajin shkurt mund të ketë qenë më Covid-19 dhe jo me grip.

Dhe disa nga shenjat që tregojnë se e keni kaluar janë:

-Keni pasur ethe dhe kollë dhe lodhje

-Keni humbur nuhatjen dhe shijen e ushqimit: 66% e atyre që janë bartës me koronavirus, kanë këtë simptomë

-E gjithë familja u sëmurë njëkohësit, pavarësisht se dikush më shumë dhe dikush më pak.

-Keni pasur shenja në lëkurë që iu shkaktonin kruajtje.

Por nëse dëshironi ta vërtetoni nëse e keni kaluar apo jo këtë sëmundje, e zbulon vetëm testi serologjik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: