I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News 24 mjeku infeksionit Tritan Kalo ka folur për koronavirusin i cili ka përbërë një emergjencë globale tashmë.

Ai thotë se koronavirusi është i treti që shfaqet brenda disa vitesh nga familja e virusit të saj, dhe në krahasim me SARS-in dhe një virus tjetër në Arabi, ka vdekshmëri shumë të ulët.

Madje Kalo e krahason koronavirusin me një grip sezonal, pasi një i tillë jep deri në 1.25 të vdekur kurse koronavirusin ka dhënë 2% të vdekur nga të prekurit në total. SARS-i kishte vdekshmëri prej 12% dhe sipas Kalos koronavirusi ka një shifër të ulët të vdekurish.

Sa i përket emergjencës globale të lanccuar nga Organizata Botërore e Shëndetit, Kalo thotë se ajo u bë për të izoluar koronavirusin në origjinë pasi ka shumë informacione të paqarta.

‘’Koronavirusi është një sëmundje ose virus që vjen nga një familje që vjen prej vitesh. Ka zanafillat prej kafshët që në vitet ’60.

Episodi i famshëm 2002-2003 ishte SARS-i, Mers virus janë koronaviruse të cilat janë izoluar. Ky është i treti nga një familje i cili shkakton

 

Është thjesht një virus i ri që hyn në një popullatë. Ne imunizohemi nga viruset duke marrë anti- viruse. Kur japin për herë të parë kontakt, nuk ka imunitet.

Nuk ka ndryshimë të veçanta. Nëse në periudhën e SARS-it në 12% të të prekurve, ky nuk shkon më shumë se 2%.

Gripi stinor shkakton nga 0.4 deri në 1.25 viktima. Pra dhe gripi i zakonshëm, apo gripi i shpendëve shkakton viktima.

Grip po e quaj këtë pasi nuk ka një vdekshmëri shumë të lartë. Shifrat flasin për 12 mijë të prekur, në Europë vetëm 17 raste. Gjatë kohës së SARS-it ka pasur 4 në Itali, 1 në Rumani dhe asnjë s’vdiq.

Ajo që dihet që duke qenë një virus i ri informacionet për të përditësohen ditë për ditë. Nëse dikush shfaq simptoma, nga 5 persona 1 prej tyre kalon në gjendje të rëndë.”- tha Tritan Kalo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb