Mjeku pneumolog, Arjan Mezini, tha në rubrikën “Opinion”, në News24 se qytetarët shqiptarë duhet të mësohen të bashkëjetojnë me virusin vdekjeprurës të COVID-19. Ai pohoi se tashmë spitali “Shefqet Ndroqi” i është kthyer normalitetit.

Mes të tjerash mjeku i njohur theksoi se ndër arsyet që mendohet se ka ndikuar në numrin e ulët të vdekshmërive apo dhe rasteve me COVID-19 në Shqipëri, është dhe vaksina kundër tuberkulozit, apo dhe kushtet klimaterike.

“Pacientët që kemi tani tek spitali ‘Shefqet Ndoqi’, janë për një ditë normale pune. Janë trajtime normale, për diagnoza. Ne nuk jemi kthyer drejt normalitetit, ne do vazhdojmë të jetojmë për një kohë të gjatë me COVID-19, siç është distanca dhe ruajtja e higjienës. Masat e tjera për mua janë të tejkaluara. Kurba jonë me shifrat ka qenë e çuditshme. Sot dhe dje kemi të njëjtat numra thuajse. Për mua si arsye mund të ketë dhe disa arsye, si kryerja e testeve, apo dhe masat që nuk kanë qen të lehta për t’u zbatuar. Mosha mesatare, kushtet klimaterike, mendoj se janë një nga shkaqet e numrit të vogël të vdekshmërisë, apo dhe vaksinimi ndaj tuberkulozit. Di që janë dy studime në rrugë e sipër, siç është fakti nëse na favorizon vaksina e tuberkulozit. Sigurisht një rol ka luajtur dhe izolimi dhe masat ekstreme. Javët e parë ishin të domosdoshme. Duke njohur kapacitetet tona shëndetësore ishin të brishta, dhe mund të kishim kolapsim. Shpresoj që kjo pandemi, të kthejë politikën që të shoh me seriozitet spitaleve tona. Nuk besoj se OBSh flet për një valë të dytë me të njëjtën forcë vdekshmërie.”, tha Mezini.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb