Kandidati për deputet i LSI në Qarkun e Beratit, mjeku Blenard Nonaj, ishte i pranishëm në takimin e zhvilluar sot nga kryetarja e kësaj force politike në Berat, Monika Kryemadhi.

Në fjalën e tij, Nonaj u shpreh se më 25 prill nga Qarku i Beratit do të nisë fitorja e madhe, ndërsa ftoi të gjithë qytetarët të votojnë numrin 6. Mjeku i njohur theksoi se LSI do të përmirësojë sistemin shëndetësor dhe atë arsimor në Berat, si dhe do të hapë vende të reja pune.

“Prania dhe entuziazmi juaj tregon mbështetjen që ka LSI në Qarkun e Beratit. Në radhë të parë dua të falënderoj popullin e Kuçovës, të Dimalës, Beratit, Poliçanit e Skraparit për mikpritjen. Ne këtë muaj kemi trokitur në shtëpitë tuaja, kemi parë hallet e shqetësimet që ka ky qark. Një nga problemet është infrastruktura, ku rruga Skrapar-Përmet ka ngelur në mes për 6 km, ku projekti i rrugës Berat-Skrapar ka ngelur në sirtar. Ne, LSI, do përmirësojmë sistemin shëndetësor në Qarkun e Berat, do përmirësojmë sistemin arsimor. Një plagë e madhe është papunësia. Ne do të hapim vende të reja puna, që të rinjtë e të rejat ta ndërtojnë të ardhmen në shtëpitë e tyre. Berati është shtëpia juaj. Më 25 prill, nga Qarku i beratit nis fitorja e madhe. Ju ftoj të gjithëve të votoni LSI, të votoni numrin 6. Fitore”, tha Nonaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb