Mjeku infesksionist Pëllumb Pipero ka deklaruar se karantinimi dhe izolimi i popullsisë e ngadalëson transmetimin e virusit por nuk është zgjidhja pasi ajo do të vijë nëpërmjet vaksinës.

Në një lidhje direkte në emisionin Zonë e Lirë, mjeku tha se duke u konsultuar me një studim të fundit mendon se sipas tij “vjeshta ose fundi i këtij vitit do të na gjejë me një vaksinë të prodhuar”.

Sa i përket gjendjes së pacientëve të infektuar në Shqipëri, Pipero tha se deri në këtë moment janë shtruar 71 persona, 20% e të cilëve janë nën 50 vjec dhe 6 janë të intubuar.

Ai iu përgjigj gjithashtu një pyetjeje që është bërë shpesh këto ditë në lidhje me transmetueshmërinë e virusit nga paratë. Mjeku tha se “njerëzit duhet të lajnë duart dhe jo paratë”, duke lënë të kuptohet se kjo mjafton për të qenë më të sigurt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb