Mjeku shqiptar pronar i laboratorit ”Intermedica”, Vasil Llajo ka shprehur opinionin e tij në emisionin ”Hipokrati” bazuar mbi një studium italian që tashmë vërteton se thelbësore ndaj COVID-19 janë testimet me IgG.

Ai thotë se sipas studimit italian bazuar në 285 pacientë, 100% e tyre pas ditës së 19 kanë shfaqur antikorpe IgG.

Deri para dy javësh ka pasur debate, madje dhe nga OBSH por duket se opinioni i mjekut shqiptar Vasil Llajo ka qenë i drejtë bazuar dhe mbi këtë studim të rëndësishëm italian, të bërë saktësisht nga Sistemi Rajonal Sanitar i Romës.

”Testimi serologjik është një metodë indirekte e identifikimit të virusit që është në organizëm ose ka qenë në organizëm. Pasi metoda direkte është ajo me PCR, me tampon që e merr nga fyti. Metoda e serologjisë dedekton prezencën e antikorpeve, që janë IGA, IGM dhe IGG. Në lidhje me IgG ka pasur debate lidhur me imunitetin e COVID_19. Deri para një jave edhe OBSH thonin se jo të gjithë të prekurit nga COVID-19 krijonin antikorpe IGG. Por para një jave profesor Burioni dhe grupi i madh shkencëtarësh në një studim me 285 pacientë treguan se pas ditës së 19, të gjithë pacientët kishin antikorpe IgG, 100% të pacientëve.
Pasaporta sanitare ose certifikata sanitare, kjo për mua testuesi laboratorik është IgG. Se një certifikatë mund të bëjë edhe elementë të tjerë kimikë. Pra elementi thelbësor për mua laboratorik është IgG.
Pozitiviteti apo negativiteti fals i analizave pasi ai që mund të dalë negativ ndërkohë që është pozitiv mund të përhapë një rrezik të madh. ”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb