Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti, jep lajme të mira për qytetarët, që po jetojnë një periudhë tejet të vështirë nga pandemia e koronavirusit.

Mjeku Alimehmeti publikon në “Facebook” të dhënat e studimit të Universitetit të Barcelonës, ku thuhet se vitamina D ka pasur efekte pozitive te pacientët e shtruar në spital me Covid-19.

Mesazhi i mjekut:

“Të përdorësh vitaminat kërkon të kesh forcë karakteri, pasi na kanë mësuar të jemi konsumues medikamentesh. Na kanë mësuar se çdo gjë e lirë dhe e sigurt nuk mund të jetë efektive.”
Cit.: Dr. Andrew Saul
✅ Rikthehemi me lajme të mira mbi vitaminën D miqtë e mi!
?? Në studimin klinik të kryer nga Universiteti i Barcelonës (Spanjë), mjekët testuan trajtimin me vitaminë D (kalcifediol) te pacientët e shtruar në spital me COVID-19.
? Në total u studiuan:
? 930 pacientë të shtruar në spital me COVID-19;
? 551 pacientë rastësorë u trajtuan edhe me vitaminë D;
? 379 pacientë rastësorë nuk morrën vitaminë D.
? Dozat e vitaminës D (kalcifediol) ishin:
? 532 mcg ditën e shtrimit,
? 266 mcg ditën e tretë,
? 266 mcg ditën e shtatë,
? 266 mcg ditën e pesëmbëdhjetë,
? 266 mcg ditën e tridhjetë.
? Rezultatet ishin mbresëlënës për grupin e trajtuar:
✅ 82% ulje e riskut për shtrim në terapi intensive (RR 0.18, 95%CI 0.11-0.29)
✅ 64% ulje e riskut të vdekshmërisë (RR 0.36, 95CI 0.19-0.67)
? Gjetje dytësore
? Personat me vitaminë D në nivele normale në momentin e shtrimit kishin:
✅ 55% ulje e riskut për shtrim në terapi intensive (RR 0.45, 95%CI 0.24-0.84)
✅ 63% ulje e riskut të vdekshmërisë (RR 0.37, 95CI 0.17-0.82)
? Personat obezë (>30 kg/m2) kishin:
? 2.55 fish më shumë risk për shtrim në terapi intensive (95%CI 1.29-5.04)
? 3.69 fish më shumë risk për vdekshmëri (95%CI 1.49-9.12)
❗ Mësimet që marrim:
✅ TRAJTIMI ME VITAMINË D FUNKSIONON!
✅ STILI I JETËS ËSHTË SHUMË I RËNDËSISHËM, PASI EDHE VITAMINA D EDHE OBEZITETI JANË FAKTORË TË MODIFIKUESHËM QË I KEMI NË DORË!
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb