Një nga problemet kryesore kur sëmuremi është edhe dobësimi i imunitetit. Por së fundmi një mjek rus rekomandon një metodë e cila sipas tij rrit sistemin e imunitetit dhe parandalon komplikimet.

Sipas mjekut te njohur rus, Sergei Bubnovkiy, sistemi juaj i imunitetit do të përmirësohet dukshëm nëse i vendosni këmbët në ujë të ftohët për 10-15 sekonda çdo ditë. Ai gjithashtu pohon se kjo metodë do t’ju ndihmojë të parandaloni gripin dhe të ftohtin.

Sipas tij, ju duhet ta mbushni një legen me ujë të ftohët dhe të vendosni sa më shumë akuj. Pastaj, i vendosni këmbët në ujë dhe i mbani aty për 10-15 sekonda. Këtë e përsëritni çdo natë para se të flini.

Nëse sistemi juaj i imunitetit është i dobët, ai rekomandon ta përsëritni këtë çdo 4 orë.

Një studim i fundit i kryer nga Universiteti i Virgjinias ka zbuluar se uji i akullt e stimulon prodhimin e norefineferinës, i cili është hormon vital për forcimin e sistemit të imunitetit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: