Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Austri, ku një psikiatër me origjinë serbe ka bërë bujë për shkak se ka helmuar kolegët e tij me tortë.

Madje ai nuk është mjaftuar me aq, por edhe u ka shpuar gomat e makinave kolegëve.

Mediat austriake shkruajnë:

10 punëtorë hëngrën tortën dhe pothuajse të gjithë kishin simptoma helmimi. 4 prej tyre shfaqën probleme serioze. Në fillim, të gjithë menduam se ishin me Coronavirus, por vetëm pas disa ditësh torta u ngrit si dyshim.

Pas helmimit, njëri prej tyre përfundoi në spital dhe aty nisi hetimi për ngjarjen.

Mjeku i ri ishte arratisur, por nuk zgjati shumë pasi u vu në prangat e policisë. Serbi është transferuar në paraburgim në Korneuburg.

Dyshimet e para të policisë qëndrojnë tek motivi i hakmarrjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: