Mjeku urolog Artan Koni i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24 komentoi debatin e lindur pas vaksinimit të disa artistëve dhe regjisorëve të njohur, të moshuar.

Sipas Konit, cilësimi i tyre si personalitete ha shumë debat, pasi nuk mund të përcaktosh qartë dhe drejt kontributin e një personi në shoqëri.

“Të gjithë ata kanë dhënë një kontribut, janë aktorë e regjisorë, prandaj kjo ha debat. Kush jep më shumë kontribut një mësuese që edukon breza apo Tinka me shoqet e saj që na kanë argëtuar. Më shumë i takon një ushtari që mbron kufirin apo një inxhinieri që ka ngritur projekte të mëdha, apo një ndërtues. Kjo është shumë subjektive. Në gjykimin tim duhet të ishin etiketuar si personazhe publike. Duhet të thoshin se për t’ju mbushur mendjen skeptikëve duhet të thoshin që krahas njerëzve të thjeshtë do vaksinohen edhe personazhet publike dhe jo personalitete. Nuk besoj që e kanë këshilluar kështu anëtarët e Komitetit Teknik kryeministrin Rama. Duhet ishte hedhur me short, se kush prej tyre do të vaksinoheshin”,- tha Koni.

Sipas mjekut, kjo situatë e krijuar vjen për shkak të mungesës së vaksinave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: