Në finalen e Conference League, në “Air Albania”, Roma ka në dispozicion një “as nën mëngë”, një aktor që ndryshon balancat në fushë, pikërisht trajnerin e tyre, Jose Mourinho, për këtë është i bindur ish futbollisti i famshëm holandez, ish xholi i Mourinho-s, Wesley Sneijder:

“Ndeshja ndaj Feyenorrd është një finale, ndaj është atmosfera e duhur për një trajner si Mourinho i cili di të ndikojë në psikologjinë e një lojtari më mirë se gjithë të tjerët. Mourinho i ka fituar të gjitha finalet, ju mendoni se kjo është rastësi? Si mendoni se fitoi finalen e Madridit kur Interi u përball me Bayern Munich? Ai ia doli të na mbante të relaksuar para finales, por kam dëgjuar se me Romën e ka pasur pak të vështirë ta bëj këtë. Mbaj mend që një ditë para finales së Madridit na mësoi se finalet nuk humben sepse është një shenjë që mbetet për të gjithë jetën. Një finale duhet vetëm të fitohet, nuk ka rëndësi se si. Këtë e mësova dy muaj më vonë kur humba finalen në Kupën e Botës ndaj Spanjës. Mourinho kishte aftësinë të na dhuronte një mentalitet fituesi përballë një klubi si Bayern Munich”.

Po a është Roma favorite në finalen ndaj Feyenoord? “Feyenoord luan shumë mirë sidomos në sulm dhe ka lojtarë interesant, por aspekti psikologjik në të tilla ndeshje është vendimtar. Mua më erdhi për të qeshur kur Mourinho u shpreh se Feyenoord ka pasur më shumë kohë për të pushuar se Roma. Edhe në vitin 2017, me Manchester United ishte i nervozuar sepse Ajax kishte 12 ditë më shumë kohë për të përgatitur finalen e Europa League, por kjo është një lojë psikologjike. Në këtë formë, i jep mesazhin futbollistëve sa e padrejtë është situata dhe i bën ata që të “luftojnë” kundër kësaj. Mourinho është një mjeshtër, bën rregullat e veta dhe futbollistët e adhurojnë këtë”, u shpreh Sneijder.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb