Ilir Daja, një strateg i futbollit shqiptarë, ekspert në aventurën Evropiane, brenda sezonit të tij të parë me Ballkanin, i dhuroi ekipit nga Suhareka një biletë për në fazën play-off të Conference League. Ky përfundim as që imagjinohej kohë më parë, por askush nuk dëshiron të ndalet këtu, pasi kërkojnë fazën e grupeve.

Një gjë është e sigurt, një ekip shqiptarë do të realizojë këtë ëndërr pasi në play-off do të përballen me Shkupin. Pa diskutim kjo është arritje e madhe dhe një leksion i pastër për futbollin në Shqipëri, ku përveç Laçit asnjë ekip nuk arriti të kalonte qoftë dhe një tur.

Kundër Klaskiv në ndeshjen e kthimit i ndërlikuan jo pak gjërat, teksa koha e rregullt dhe shtesa përfundoi me rezultatin 2-1, duke bërë që fatet e këtij takimi të vendoseshin nga pika e bardhë e penalltisë, aty ku ekipi i Dajës u tregua më i saktë duke siguruar një biletë për në fazën play-off të Conference League.

Ilir Daja ka në dorë tashmë një shans të artë për të rishkruar historinë, këtë herë në Conference League, pasi më herët në drejtimin e Skënderbeut arriti të prek fazën e grupeve të Europa League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: