E ftuar në emisionin “Rrugëtim me Anilën” mjeshtrja e cirkut Fitnete Duro rrëfeu rrugëtimin e saj profesional. Fitnetja e nisi rrugën e akrobates që në moshën 8-vjeçare, për t’i përkushtuar deri tani.

Edhe pse sot është në moshën 56 vjeçare ajo nuk ndalet nga ky pasion. Nënë e tre fëmijëve ajo vazhdon të ekzekutojë në shfaqjet e cirkut për publikun. Për mjeshtren cirku është më shumë se një vend pune.

Përveç nxënësve që Fitnetja stërvit në cirk ajo gjithashtu është ndër të vetmet në mjeshtrat e cirkut, që vazhdon të bëjë numra ajri dhe të ekzekutojë shfaqje Duke folur mbi profesionin e saj, ajo pohoi se në cirk të gjitha profilet janë të ndara nga një mjeshtër përkatës dhe ashtu si ajo ia lë trashëgimi nxënësve të saj dhe vajzave të saj, edhe mjeshtrat e profileve të tjerë duhet ta lenë këtë profesion trashëgimi të rinjve. Por trashëgimtare në këtë sport dhe art kaq të bukur, janë dhe të dy bijat e saj.

“Jam 56 vjeç, janë numra ajri, akrobacia është shumë e vështirë. Ende bëj numra ajri. Një nënë me tre fëmijë në fakt e kam pasur tepër të vështirë por unë kam pasur mbështetje nga burri më ndihmonte me fëmijët, njeriu me vullnet arrin çdo gjë. E kam nisur akrobacinë e vogël, cirku ka magji është i vështirë është art dhe sport, e mahnit publikun. Edhe të rriturit janë shumë kuriozë. Jeta ime varet nga një guzhinetë në 9 metra lartë. Koleget me thonë ku e gjej fuqinë, unë nuk kam vuajtur nga tensioni, nuk u shkëputa asnjëherë nga puna vetëm gjatë shtatzanisë jam shkëputur, jam stërvitur dhe nuk e kam ndërprerë kurrë.

Pedagogët tanë nga thonin nëse rri 2 ditë pa stërvitje rri 4 ditë pas. Kur merrja lejen e zakonshme unë stërvitesha në shtëpi. Sot me ndërgjegje të plotë unë stërvite në shtëpi. Dikush stërvitet ne oborr dikush në ballkon, nuk rri dot pa stërvitje. Ka edhe incidente që të mbeten në mendje, në gjithë këto vite sakrificë vlerësimi më i madh që kam marrë. Ky profesion ka moshë 45 vjeç gratë dilnin në pension ndërsa burrat 50 vjeç. Tani unë jam edhe dy herë gjyshe. Nipërit janë moshatar. Është kënaqësi shumë e madhe”,-tha mjeshtrja Fitnete Duro në studion e “Rrugëtim me Anilën”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: