GRAMSH
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Fshatin Zamsh të Gramshit.

Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për “BalkanWeb”, se 65-vjeçari Safet Koxhaj, teksa ishte duke drejtuar mjetin e tij bujqësor, ka humbur kontrollin e si pasojë ka rënë nga një lartësi mbi 10 metra, duke përfunduar në shkallët e një banese.

Si pasojë 65-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë, të cilët po hetojnë shkaqet e plota të ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: